Marca zgjedh formacionin më të dobët të sezonit të shkuar – Karius, Bonucci, Sanchez e Ozil në 11-she

E publikuar: 25/09/2018 21:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gazeta e njohur spanjolle Marca e ka hartuar formacionin më të keq të sezonit 2017/2018, ku përfshihen Loris Karius, Leonardo Bonucci, Mesut Ozil dhe Alexis Sanchez.  

Gazeta spanjolle publikoi ata që zhgënjyen për sezonin e kaluar në elitën e futbollit botëror.

Në portë është portieri i Liverpool, Loris Karius.

Në mbrojtje ka emra si Leonardo Bonucci që qëndroi një vit si kapiten i Milanit.  Më të në mbrojtje janë edhe Howedes e Lindelof.

Një figurë tjetër që luajti keq është Bakayoko, i cili u kritikua për paraqitjet e tij te Chelsea pas një transferimi prej 40 milionë euro nga Monaco.

Mesut Ozil luajti keq edhe me Arsenalin dhe Gjermaninë.

Në sulm janë emra si Alexis Sanchez, Vietto e Iheanacho.

Si trajner dështimi i vitit ishte Vicenzo Montella, që dështoi te Milani e Sevilla. /Telegrafi/