Marca: Reali ka hequr dorë nga Icardi për shkak të Wandas

E publikuar: 17/02/2019 08:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Real Madridi duket se nuk ka interesim më për sulmuesin e Interit, Mauro Icardi.

Klubi mbretëror spanjoll ka qenë një prej top klubeve të interesuara për shërbimet e argjentinasit.

Real Madridi është pritur se do të vazhdojë të ndjekë sulmuesin, sidomos pas problemeve të fundit të tij me Interin që ja mori shiritin e kapitenit, por si duket mbretërit kanë ndryshuar mendim.

Arsyeja e heqjes së shiritit të kapitenit ka bindur Real Madridinqë të heqë dorë nga Icardi. Është pikërisht bashkëshortja e tij dhe agjentja, Wanda Icardi, që ka bërë që Reali të mos interesohet më për të, me frikën e përsëritjes së skenareve të tilla edhe në Bernabeu.

Mauro Icardi vazhdon të mos luajë me Interin, për atë që siç thuhet është një dëmtim muskulor.

Argjentinasi ka një klauzolë prej 110 milionë eurosh që vështirë se do të paguhet nga ndonjë klub pas këtyre zhvillimeve të fundit.

Ndër klubet e interesuara është edhe Juventusi që ka nisur kontaktet e para. /Telegrafi/