Maratona e sondës së NASA-s në Mars

E publikuar: 26/03/2015 15:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Vrapuesit më të shpejtë në Tokë e kalojnë shtegun e maratonës prej 42 kilometrash për gati dy orë.

Por, për ta kaluar këtë distancë në Mars, sondës së agjencisë amerikane të gjithsësisë, NASA, i është dashur pothuajse një vit.

Sonda robotike e quajtur Opportunity, është bërë makina e parë e krijuar nga njeriu që ka ndërmarrë maratonë në Mars dhe në Hënë.

John Callas nga agjencia NASA në Kaliforni, tha se “për të parën herë një ndërmarje njrëzore e ka kaluar distancën e maratonës në sipërfaqe të një bote tjetër”.

Rekordin e mëparshëm e mbante sonda në Hënë, Lunokhod 2, e ish-Bashkimit Sovjetik.

Opportunity, me energji diellore, ka ateruar në Mars në janar të vitit 2004.

Kjo sondë dhe pjesa simotër e saj, tash jofunksionale, në sipërfaqe të Marsit kanë zbuluar dëshmi se dikur ka ekzistuar uji, i domosdoshëm për jetë./rel/