Maradona ndez gjithë argjentinasit, puth fanellën e Messit dhe lutet për fitore

E publikuar: 21/06/2018 21:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Argjentina po e zhvillon ndeshjen e dytë në këtë Kampionat Botëror Rusia 2018.

Pas barazimit ndaj Islandës në ndeshjen e parë 1-1, argjentinasit po kërkojnë fitore.

Të gjitha shpresat e ‘Gauchozëve’, janë tek legjenda e gjallë e tyre Lionel Messi.

E shpresat tek Messi i ka edhe legjendari Diego Armando Maradona që po ashtu është prezent në tribunat e stadiumit Nizhny Novgorod.

Para fillimit të ndeshjes, ikona e argjentinasve ka marrë një fanellë të Lionel Messit duke e ndezur atmosferën në shkallët e stadiumit.

Maradona fillimisht e puthi fanellën e njërit nga futbollistët më të mirë në histori pastaj me një ritual të tij u lut për fitore.

Diego Armando Maradona në tribunen VIP të stadiumit Nizhny Novgorod (Getty Images)

Aktualisht Argjentina dhe Kroacia po përballen dhe pjesa e parë ka përfunduar ashtu siç filloi pa gola 0-0.

Ndërkohë Maradona vazhdon të mbetet tifozi numër një i Kombëtares me të cilën e fitoi Kupën e Botës. /Telegrafi/