Maqedonia vendos kushte për hyrje dhe dalje nga kufiri

E publikuar: 13/06/2020 10:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shtetasit e Republikës së Maqedonisë së Veriut mund të kalojnë vendkalimet kufitare për dalje nga Maqedonia e Veriut vetëm nëse firmosin deklaratë të lëshuar nga Ministria e Brendshme në vendkalim.

Me firmosjen e deklaratës, çdo shtetas merr përsipër të mos kërkojë ndihmë nga shteti, në rast të ndonjë problemi jashtë vendit.

Gjithsesi, për të hyrë në vendin tonë, çdo shtetas por edhe person i huaj duhet të paraqesë PCR test negativ në Covid-19, jo më të vjetër se 72 orë. Pastaj në vendkalimin kufitar duhet të nënshkruhet “Deklaratë për izolim të detyrueshëm për 14 ditë”. Nëse personi nuk posedon PCR test të vlefshëm , atëherë ai detyrohet të futet në karantinë të detyrueshme shtetërore për 14 ditë.