Maqedonia pret rekomandim të pakushtëzuar për hapjen e negociatave

17.04.2018 13:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Maqedonia pret rekomandim të pakushtëzuar për hapjen e negociatave

Maqedonia pret raport pozitiv nga Komisioni Evropian, apo rekomandim të pakushtëzuar për hapjen e negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Raporti, siç bëhet e ditur jozyrtarisht, përshëndet përkushtimin dhe vullnetin politik për përmbushjen e kritereve dhe përparimin e vendit drejt procesit eurointegures, por gjithashtu tërheq vërejtjet mbi “pasojat nga e kaluara e të cilat nuk mund të zgjidhen brenda natës”.

Raporti do të japë vlerësime pozitive për hapat që janë bërë për kapërcimin e krizës politike dhe realizimin e reformave strukturore, që siç thuhet, është një proces që edhe mund të zgjasë.

Optimizmin për marrjen e raportit pozitiv e ka shprehur edhe kryeministri, Zoran Zaev duke theksuar përkushtimin e kabinetit të tij për zbatimin e reformave.

“Maqedonia meriton rekomandim të pastër. Megjithatë, me rëndësi është fjalori që përdoret pasi për ne që do të thotë inkurajim apo dekurajim. Në gjë e tillë është e rëndësishme edhe për ne edhe për qytetarët, për të gjithë që janë të përfshirë në procesin e reformave edhe pas rekomandimit ne do të vazhdojmë me reformat”, ka deklaruar kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev.

Një ditë pas publikimit të raportit në Shkup pritet të arrijnë shefja e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini dhe Komisioneri për Zgjerim Johannes Hahn. Mogherini do të ketë edhe një fjalim para deputetëve të Kuvendit të Maqedonisë lidhur me punën e institucioneve, por edhe angazhimet në të ardhmen.

Njohësit e çështjeve ndërkombëtare thonë se Maqedoninë e pret një punë edhe më e madhe pas marrjes së raportit pozitiv, në veçanti për ato në drejtësi dhe të drejtat dhe liritë e njeriut.

“Si rezultat i përparimit të arritur, Komisioni Evropian do të rekomandojë hapjen e bisedimeve me Maqedoninë për anëtarësim. Thellimi i kursit të deritanishëm për reformat urgjente prioritare do të jetë vendimtar për përparimin e ardhshëm të vendit. Që të mbështetet kjo, Komisioni Evropian do të përforcojë qasjen për bisedimet kryesisht lidhur me kapitujt që kanë të bëjnë me gjyqësinë, të drejtat fundamentale, lirinë dhe sigurinë e vendit. Këto vlerësoj se do të jenë pjesë e konkluzioneve të Komisionit Evropian, i cili kthen rekomandimin e pakushtëzuar për nisjen e bisedimeve”, thotë Bojan Mariçiq, njohës i çështjeve evropiane.

Maqedonia statusin e shtetit kandidat e ka marrë në vitin 2005, ndërsa rekomandimin e parë për nisjen e bisedimeve në vitin 2009. Në dy vjetët e fundit, për shkak të krizës politike ajo ka marrë dy rekomandime të kushtëzuara, për gjendjen e rëndë në gjyqësor, parregullsitë në proceset zgjedhore, presionet ndaj mediave si dhe ngecjen e reformave në sfera tjera.

Çështja e emrit me Greqinë është një pengesë tjera që pengon procesin e integrimit në NATO dhe BE. Pavarësisht këtij kontesti, pa zgjidhjen e të cilit nuk mund të arrihet integrimi në këto organizata, kryeministri Zoran Zaev ka thënë se Qeveria që ai drejton do të vazhdojë me kursin e reformave.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Goran Rakiq: Asociacioni më i fuqishëm se Republika Srpska

Goran Rakiq: Asociacioni më i fuqishëm se Republika Srpska

I akuzuari rrëfen arsyet e vrasjes së dy të rinjve te parku i Prishtinës

I akuzuari rrëfen arsyet e vrasjes së dy të rinjve te parku i Prishtinës

AAK pret që Kushtetuesja t’ua kthejë Istogun

AAK pret që Kushtetuesja t’ua kthejë Istogun

Persona të panjohur rrahin një polic në veri të Mitrovicës

Persona të panjohur rrahin një polic në veri të Mitrovicës

Serbia ndryshon taktikat e lobimit kundër Kosovës, këto janë metodat e reja të Daçiqit

Serbia ndryshon taktikat e lobimit kundër Kosovës, këto janë metodat e reja të Daçiqit

Shqipëria dhe Kosova nisën punën për rigjallërimin e shtigjeve malore

Shqipëria dhe Kosova nisën punën për rigjallërimin e shtigjeve malore

Ambasada e Kosovës në Gjermani: Këto janë dyshimet e para për zhdukjen e dy fëmijëve

Ambasada e Kosovës në Gjermani: Këto janë dyshimet e para për zhdukjen e dy fëmijëve

Hasani: Mund të vendosim barriera për importet nga Shqipëria

Hasani: Mund të vendosim barriera për importet nga Shqipëria

S’ka zgjedhje, partitë ulen për bisedime

S’ka zgjedhje, partitë ulen për bisedime

Larg konsensusi për finalen e dialogut me Serbinë

Larg konsensusi për finalen e dialogut me Serbinë

DASH: Kosova përballet me korrupsion e ndërhyrje në drejtësi

DASH: Kosova përballet me korrupsion e ndërhyrje në drejtësi

Tusk: BE-ja është partneri më i besueshëm për Ballkanin

Tusk: BE-ja është partneri më i besueshëm për Ballkanin

Krasniqi thotë se bisedimet mes Kosovës e Serbisë janë politike, jo teknike

Krasniqi thotë se bisedimet mes Kosovës e Serbisë janë politike, jo teknike

DASH: Korrupsioni në Shqipëri, i përhapur në të gjitha degët e qeverisjes

DASH: Korrupsioni në Shqipëri, i përhapur në të gjitha degët e qeverisjes

Lavrov: Putin i gatshëm të takojë Presidentin Trump

Lavrov: Putin i gatshëm të takojë Presidentin Trump

Dy fëmijë nga Kosova zhduken në Gjermani

Dy fëmijë nga Kosova zhduken në Gjermani