Maqedonia ndalon importin individual të veturave të vjetra

E publikuar: 04/04/2015 22:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Importimi i veturave të përdoruara nga shtetet e BE-së për qytetarët e Maqedonisë më nuk do të mund të bëhet tash e tutje individualisht.

Ministria e Ekonomisë e këtij shteti ka përgatitur propozim-ligjin i cili do të shqyrtohen në njërën nga mbledhjet e ardhshme të Qeverisë, ku parashihet që importi i  veturave të përdoruar nga jashtë mund të bëhet vetëm nëse keni të regjistruar kompani për shitblerjen e veturave.

Ndryshimi i Ligjit për importimit e veturave të vjetra, i cili është në fuqi nga viti 2009, sipas Ministrisë ka për qëllim vendosjen e kornizës ligjore me të cilën nuk do të lejohet konkurrenca jolojale.

“Praktika e deritanishme ka treguar se importimi i veturave të përdorura nga jashtë, përveç se nga firmat e regjistruara për importimin e veturave të përdorura është bërë edhe nga qytetarë individual. Një numër i madh i qytetarëve të cilët për nevoja personale kanë importuar veturat të përdorura nga jashtë më pas të njëjtat i kanë shitur dhe më këtë kanë krijuar konkurrencë jolojale ndaj firmave të cilat kanë të regjistruar veprimtari për importin e veturave të përdorura nga jashtë”, thonë zyrtarë nga Ministria e Ekonomisë, raportojnë mediat në Shkup, transmeton albinfo.ch.