Maqedonia është në gjendje shumë të rëndë, thotë eurodeputeti

E publikuar: 11/03/2016 00:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Eurodeputeti sllovak Eduard Kukan pas debatit të djeshëm në Parlamentin Evropian dhe votimit të sontëm për Rezolutën për Maqedoninë, kërkoi nga Bashkimi Evropian që t’i japë mbështetje dhe përkrahje vendit në përballjen me krizën politikë vendore dhe me fluksin e refugjatëve.
Siç njoftoi korrespondenti i agjencisë MIA nga Brukseli, ish-ministri i Punëve të Jashtme i Sllovakisë, potencoi se çelësi për dalje nga kriza janë zgjedhjet që do të mbahen më 5 qershor.

Sipas deputeti sllovak në Parlamentin Evropian, zgjedhjet e ardhshme të parakohshme parlamentare janë ato që do të duhet t’i japin fund të gjitha ngjarjeve në skenën politike vendore në Republikën e Maqedonisë. Situatën politike në Maqedoni, eurodeputeti e përshkruajti si shumë të rëndë.

“Me qëllim që të lëvizin gjërat, duhet të shohim bashkëpunim të të gjitha partive politike në implementimin e marrëveshjeve të vitit të kaluar, duke përfshirë edhe zgjedhje të mirëpërgatitur, të lira dhe korrekte në qershor, si dhe implementimin e prioriteteve urgjente reformuese. Gjithashtu, ne duhet të mbetemi të zëshëm për lirinë e mediave dhe mbështetjen e punës së Prokurores Speciale Publike, porositi Kukan.

Parlamenti Evropian sot e miratoi rezolutën për Maqedoninë në raport me raportin e progresit të Komisionit Evropian për vendin nga viti 2015 dhe me këtë rast për të shtatën herë me radhë në mënyrë të njëpasnjëshme deri te Këshilli i Evropës rekomandoi që të hapen bisedimet inkuadruese për anëtarësim të Republikës së Maqedonisë në Bashkimin Evropian, me kushtëzimin e theksuar për organizimin e zgjedhjeve demokratike në qershor.