Maqedonia e Veriut shkon në zgjedhje të parakohshme më 12 prill

20.10.2019 21:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Maqedonia e Veriut shkon në zgjedhje të parakohshme më 12 prill

Partitë politike në Maqedoninë e Veriut janë marrë vesh që më 12 prill të mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare në këtë vend.

Vendimi u bë i ditur nga kryeministri Zoran Zaev, pas takimit disaorësh që u mbajt te presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.

Zaev tha se ka propozuar që zgjedhjet të mbahen në dhjetor të këtij viti, por kjo nuk është pranuar nga partitë opozitare, për shkak se me Ligjin për qeverinë parashihet që 100 ditë para mbajtjes së zgjedhjeve të formohet qeveri teknike, e cila nuk do të drejtohet nga Zoran Zaev, por nga ndonjë personalitet tjetër i nominuar nga Lidhja Social-Demokrate (partia e Zaevit).

Vendimi për zgjedhje të parakohshme vjen pasi Maqedonia e Veriut nuk arriti të marrë datën për nisjen e bisedimeve të anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Kryeministri Zaev e ka marrë përgjegjësinë për këtë, edhe pse vendimin e krerëve të BE-së e ka quajtur “gabim historik të BE-së”, pasi, sipas tij, Maqedonia e Veriut i ka plotësuar të gjitha kushtet e kërkuara nga Bashkimi Evropian, përfshirë zgjidhjen e kontestit me Greqinë për çështjen e emrit, që është konsideruar si pengesa e vetme në rrugën e integrimit evropian.

Liderët e partive politike, në takim me presidentin, gjithashtu theksuan përkushtimin e tyre për integrimin evropian, duke thënë se “përveç NATO-s dhe BE-së, Maqedonia e Veriut nuk ka alternativë tjetër”.

Edhe kryetarët e partive tjera politike e kanë mirëpritur vendimin për zgjedhje të parakohshme parlamentare si zgjidhje më e mirë për gjendjen në të cilën ndodhet vendi.

Paraprakisht Lidhja Social-Demokrate e kryeministrit Zoran Zaev ka theksuar nevojën “për zgjedhje të shpejta parlamentare, për të vazhduar fuqishëm në rrugën e duhur për reforma, përparim dhe integrim”.

Opozita maqedonase, e cila në vazhdimësi ka kërkuar zgjedhje të parakohshme, vlerësoi se caktimi i datës së zgjedhjeve do të shënojë edhe “fundin e pushtetit aktual” të udhëhequr nga Zoran Zaev.

“Zoran Zaev i ka ditët e numëruara. Po shihet fundi i bandës kriminale në krye me të amnistuarin Zaev. Po perëndon koha e tenderëve dhe granteve kriminale zhvatëse, e presioneve politike, e padrejtësive dhe e mosndëshkimit të krimit. Po vjen koha kur politikanët nuk do të jenë sinonim i premtimeve të rreme dhe pritjeve të parealizueshme”, thuhet në reagimin e partisë opozitare VMRO-DPMNE.

Lexoni edhe këtë: Refuzimi i Tiranës dhe Shkupit nga BE-ja konsiderohet “gabim i madh”

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Maqedonia e Veriut shton masat kundër koronavirusit

Maqedonia e Veriut shton masat kundër koronavirusit

Babai dhe vëllai e rrahin vajzën respektivisht motrën

Babai dhe vëllai e rrahin vajzën respektivisht motrën

Afër dështimit sistemi i drejtësisë në mbrojtjen e fëmijëve

Afër dështimit sistemi i drejtësisë në mbrojtjen e fëmijëve

E thotë shefi i GP të Vetëvendiosjes, se s’ka dallime në koalicion për reciprocitetin

E thotë shefi i GP të Vetëvendiosjes, se s’ka dallime në koalicion për reciprocitetin

Faik Zogaj thotë se nuk do t’i përgjigjet ftesës së Gjykatës Speciale

Faik Zogaj thotë se nuk do t’i përgjigjet ftesës së Gjykatës Speciale

I zgjatet mandati edhe për 6 muaj si shefe e BE-së në Kosovë

I zgjatet mandati edhe për 6 muaj si shefe e BE-së në Kosovë

Të premten mblidhet Komisioni Hetimor për shkarkimin e Metës

Të premten mblidhet Komisioni Hetimor për shkarkimin e Metës

‘Gënjeshtrat’ të akterëve politik, e detyrojnë dikur asambleistën e LDK’së dhe AAK’së, të tërhiqet nga politika!

‘Gënjeshtrat’ të akterëve politik, e detyrojnë dikur asambleistën e LDK’së dhe AAK’së, të tërhiqet nga politika!

Kryetari i Forumit Ekonomik Mbarë-Shqiptar, Fejzi: Mbështesim vendosjen e reciprocitetit ndaj Serbisë dhe largimin e taksës 100%

Kryetari i Forumit Ekonomik Mbarë-Shqiptar, Fejzi: Mbështesim vendosjen e reciprocitetit ndaj Serbisë dhe largimin e taksës 100%

Anëtarët e Komisionit për shëndetësi zotohen për bashkëpunim: Sëmundja s’ka librezë partiake

Anëtarët e Komisionit për shëndetësi zotohen për bashkëpunim: Sëmundja s’ka librezë partiake

Vizita e parë e ministrit Veliu në Policinë e Kosovës, takohet me drejtorin e Përgjithshëm Qalaj

Vizita e parë e ministrit Veliu në Policinë e Kosovës, takohet me drejtorin e Përgjithshëm Qalaj

Chitetsu Watanabe, ka vdekur në Japoni në moshën 112-vjeçare

Chitetsu Watanabe, ka vdekur në Japoni në moshën 112-vjeçare

Nga Uashingtoni, Presidenti i Kosovës ka kritikuar BE’në

Nga Uashingtoni, Presidenti i Kosovës ka kritikuar BE’në

Bahrein, miliona karkaleca pushtuan rrugët dhe shoferët që ishin brenda u habitën

Bahrein, miliona karkaleca pushtuan rrugët dhe shoferët që ishin brenda u habitën

Ministria e Jashtme të Japonisë ka bërë të ditur se testet kanë dalë pozitive për coronavirusin tek dy serbë

Ministria e Jashtme të Japonisë ka bërë të ditur se testet kanë dalë pozitive për coronavirusin tek dy serbë

Pas largimit të Britanisë së Madhe, si do ta plotësoj Bashkimi Evropian boshllëkun që ka lënë në buxhet?

Pas largimit të Britanisë së Madhe, si do ta plotësoj Bashkimi Evropian boshllëkun që ka lënë në buxhet?