Maqedonia e Veriut lehtëson një sërë masash

13.05.2020 14:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Maqedonia e Veriut lehtëson një sërë masash

Në Maqedoninë e Veriut nga sot ka nisur faza e parë e lehtësimit të masave, ku përfshihen një sërë sektorësh.

Lehtësimi i masave është bërë sipas kushteve të përcaktuara nga Komisioni i Sëmundjeve Infektive dhe është miratuar nga qeveria.

Punën e kanë rinisur qendrat tregtare, – por jo dhe restorantet dhe kafenetë që gjenden në to – organet e administratës, auto-shkollat, trajnimet për sportet individuale në hapësira publike, bastoret sportive përmes sistemit të sporteleve, qendrat për edukim, trajnim dhe seminare për të rritur, Enti për rehabilitim dhe sektorë të tjerë.

“Miratimi i këtyre masave është si rezultat i masave sistematike gjithëpërfshirëse, të miratuara mbi bazën e rekomandimeve të Komisionit për Sëmundje Infektive dhe analizave të tyre shkencore dhe studimeve të bëra nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Nga komisioni kemi marr vlerësime se po hyjmë në një periudhë kur presim rënie të intensitetit të përhapjes së koronavirusit”, ka deklaruar kryeministri, Oliver Spasovski duke theksuar se paralajmërimet e tilla hapin mundësinë për kalimin në fazën e dytë të lehtësimit të masave kufizuese.

Nisja e lehtësimit të masave është mirëpritur nga bizneset, të cilat thonë se po përballen me pasoja të rëndë ekonomike, rënie të vëllimit të punës, mbylljen e tyre dhe largimin e punëtorëve nga puna.

“Kjo situatë me koronavirus ka ndikuar shumë negativisht dhe të them të drejtën mezi po arrijmë të mbijetojmë, pasi që nga 19 marsi e mbyllëm zyrën dhe funksionuam vetëm me një sektor, atë për transferimin e parave”, thotë Bujamin Hasani, drejtues i një agjencie turistike.

“Një biznes privat, të mbetet gjashtë javë pa shitje është shumë e rëndë… unë nga kjo punë ushqehem, shkolloj fëmijët, kam prindërit, duhet të kujdesem për ilaçet e tyre, se di, e kemi vështirë të bëjmë edhe pagesat e ujit e të energjisë elektrike”, thotë Skënder Limani, pronar i një dyqani në Shkup.

Drejtuesit e bizneseve kërkojnë nga institucionet që sa më shpejt të dalin me masa konkrete për fazën e dytë, që parasheh lehtësime të mëtejmë.

*Video: Maqedonia e Veriut rihap xhamitë

Kryeministri maqedonas, Oliver Spasovski ka thënë se të gjitha subjektet do të njoftohen me kohë për masat që pritet të miratohen. Sipas tij, stabilizimi i gjendjes do të mundësonte rimëkëmbjen e ekonomisë, por edhe mbajtjen e zgjedhjeve për të cilat, javën e ardhshme sërish do të bisedojnë liderët e partive politike.

“Jam i bindur se faza e parë do të pasohet me uljen e mëtejshme të kërcënimit nga koronavirusi, që zgjedhjet parlamentare të mund të realizohen, në mënyrë që të kemi rrethana të reja, të mbështesim dhe ndihmojmë ekonominë tonë, e cila po bëhet më dinamike dhe më e shpejtë”, ka theksuar Spasovski.

Faza e dytë, që pritet të nisë nga java e ardhshme, do të përfshijë rinisjen e punës së restoranteve, kafeneve dhe objekteve tjera shërbyese, por nën masa dhe protokolle të rrepta për të mos rrezikuar shëndetin e qytetarëve.

Kryeministri Spasovski ka thënë se gjatë kësaj periudhe do të vazhdojnë kontaktet me autoritetet e vendeve fqinje mbi mundësinë e hapjes së kufijve, por edhe të aeroporteve, duke ndjekur masat që po ndërmarrin shtetet evropiane dhe më gjerë.

Nga fundi i muajit maj dhe fillimi i qershorit do të nisë faza e tretë, që nënkupton normalizimin e plotë të gjendjes, por në rrethana të reja që parashikon masa mbrojtëse, si maska, dezinfektim të objekteve dhe distancë fizike.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Maqedonia e Veriut lehtëson një sërë masash

Maqedonia e Veriut lehtëson një sërë masash

Haradinaj: Për 16 bujq erdhi njësia speciale në Rahovec, kurse 400 persona u lejuan të dalin në shesh

Haradinaj: Për 16 bujq erdhi njësia speciale në Rahovec, kurse 400 persona u lejuan të dalin në shesh

Osmani vlerëson organizimin e mësimit online

Osmani vlerëson organizimin e mësimit online

Policia e butë ndaj përkrahësve të VV-së që bën teste për protesta, e konsiderojnë normale

Policia e butë ndaj përkrahësve të VV-së që bën teste për protesta, e konsiderojnë normale

MASHT tregon se kur mund të hapen shkollat e kopshtet në Kosovë

MASHT tregon se kur mund të hapen shkollat e kopshtet në Kosovë

Gjermania cakton datën kur do t’i hapë kufijtë

Gjermania cakton datën kur do t’i hapë kufijtë

Haziri njofton se gjendja e të infektuarve me Covid-19 është stabile

Haziri njofton se gjendja e të infektuarve me Covid-19 është stabile

KMDLNJ në takim me përfaqësues të Panelit për Lirim me Kusht

KMDLNJ në takim me përfaqësues të Panelit për Lirim me Kusht

Kosova siguron 35 milionë euro

Kosova siguron 35 milionë euro

​Gjilani pranon pako ushqimore e higjienike nga misioni i OKB’së

​Gjilani pranon pako ushqimore e higjienike nga misioni i OKB’së

Laboratorët privatë në Kosovë s’kanë leje të bëjnë teste koronavirusi

Laboratorët privatë në Kosovë s’kanë leje të bëjnë teste koronavirusi

Sheshet në Prishtinë, lirohen për qarkullim

Sheshet në Prishtinë, lirohen për qarkullim

PDK prezanton 100 dështimet e 100 ditëshit të qeverisë Kurti, nga antiamerikanizmi tek shkelja e Kushtetutës

PDK prezanton 100 dështimet e 100 ditëshit të qeverisë Kurti, nga antiamerikanizmi tek shkelja e Kushtetutës

Ish/drejtorit të Aviacionit Civil, Berisha: Vendimi është krejtësisht politik

Ish/drejtorit të Aviacionit Civil, Berisha: Vendimi është krejtësisht politik

Infektive 12 pacientë me COVID-19, dy pacientë në gjendje të rëndë

Infektive 12 pacientë me COVID-19, dy pacientë në gjendje të rëndë

Zyra e rekrutimeve të jashtëligjshme – një “ekspert” u pagua 6 mijë euro në muaj

Zyra e rekrutimeve të jashtëligjshme – një “ekspert” u pagua 6 mijë euro në muaj