Maqedoni, temperaturat do të arrijnë deri në 42 gradë Celsius

E publikuar: 30/06/2017 13:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Moti sot në Maqedoni do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë me erë të dobët mesatare vetëm në orët e pasdites, ndërsa temperaturat e mëngjesit do të lëvizin prej 15 deri në 22 gradë, ndërsa ato të ditës prej 35 deri në 42 gradë Celsius.

UV indeksi do të arrijë pikën maksimale 9. Në Shkup moti i ngjashëm, me diell dhe shumë i ngrohtë me erë të dobët mesatare. Temperaturat e mëngjesit do të jenë 20 gradë, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në 40 gradë Celsius.

Deri të shtunën rajoni jonë do të jetë nën ndikimin e masës shumë të ngrohtë të ajrit, e cila do të shkaktojë mot me diell dhe shumë të ngrohtë me temperatura mbi mesataren e ajrit. Temperaturat maksimale përgjatë Luginës së Vardarit dhe në pjesët jugore do të tejkalojnë 40 gradë Celsius.

Të dielën masa më e freskët e ajrit nga veriu do të shkaktojë në shumë vende mot jo stabil me reshje të rrëmbyeshme të shiut dhe paraqitje të bubullimave, veçanërisht pasdite. Temperatura e ditës do të ulet duke filluar nga pjesët veriore për rreth 5 gradë, ndërsa në pjesët e skajshme juglindore ende do të mbahet mot shumë i ngrohtë. Do të fryjë erë nga drejtimi veriperëndimor.

Të hënën moti do të jetë i ndryshueshëm dhe i freskët me shi lokal. Do të fryj erë e forcuar nga drejtimi verior e cila do të shkaktojë ulje të konsiderueshme e temperaturës, e cila të hënën dhe të martën do të jetë në interval prej 22 deri në 31 gradë. Pastaj temperatura do të jetë në rritje të vazhdueshme.