Manza: Mos rrezikoni bashkëpunimin me NATO-n, Forcat e Armatosura vetëm sipas Kushtetutës

19.06.2017 17:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Manza: Mos rrezikoni bashkëpunimin me NATO-n, Forcat e Armatosura vetëm sipas Kushtetutës

Institucionet e Kosovës nuk duhet të nxitojnë me transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura ka deklaruar të hënën në Prishtinë, zëvendës-ndihmës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s për Operacione, John Manza.

Këto komente ai i ka bërë gjatë një ligjërate me temën, “NATO dhe Ballkani Perëndimor”, të organizuar nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë.

Manza tha se Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s e ka bërë të qartë që transformimi i FSK-së në Forca të Armatosura duhet të kaloj përmes ndryshimeve kushtetuese.

“Këshilla ime është që mënyra më e mirë për të garantuar transformimin e FSK-së në Forca të Armatosura është transformimi i matur, hap pas hapi, dhe jo vendimet e shpejta”, ka theksuar Manza.

Këto komente ai i ka bërë duke aluduar në nismën e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi për transformimin e FSK-së në Ushtri të Kosovës përmes ligjit, por i cili më pas ishte tërhequr nga agjenda e Kuvendit, për shkak të vërejtjeve nga NATO dhe vendet perëndimore.

“Lëvizjet e shpejta në këtë proces, siç u tentua muaj më parë, mund të rrezikojnë bashkëpunimin e vendosur për një kohë të gjatë dhe NATO kërkon që ky proces të zhvillohet në harmoni me Kushtetutën”, ka thënë ai.

“Nëse transformimi nuk bëhet në mënyrë të drejtë, mund të rrezikohet gjithë bashkëpunimi”, tha Manza, duke deklaruar se nuk e di as vet se si ta thotë këtë mesazhmë qartë se kaq.

Manza tha se gjatë kësaj vizite në Kosovë ka diskutuar me liderët politik, pastaj me përfaqësues të shoqërisë civile, qytetarët, përfshi edhe studentët, për të parë se si shihen NATO dhe roli i saj në Kosovë./rel/

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Basha “sms” strukturave: Fitorja është e jona, garantoni numërimin

Basha “sms” strukturave: Fitorja është e jona, garantoni numërimin

Mediat e huaja: PS drejt fitores

Mediat e huaja: PS drejt fitores

Hapet kutia e parë ne Përmet, surprizë mes PS dhe LSI

Hapet kutia e parë ne Përmet, surprizë mes PS dhe LSI

Nga e mërkura një javë krijohet rrethana ligjore për shpalljen e aktakuzave nga Specialja

Nga e mërkura një javë krijohet rrethana ligjore për shpalljen e aktakuzave nga Specialja

Mediat gjermane shkruajnë se Erdogan është i sëmurë nga kanceri (Video)

Mediat gjermane shkruajnë se Erdogan është i sëmurë nga kanceri (Video)

Basha optimist për fitore (Video)

Basha optimist për fitore (Video)

Meta reagon ndaj Ramës: Timoni perëndoi bashkë me Rilindjen

Meta reagon ndaj Ramës: Timoni perëndoi bashkë me Rilindjen

Exit Poll-et, Zaloshnja: PS, 69 deri në 72 mandate

Exit Poll-et, Zaloshnja: PS, 69 deri në 72 mandate

Lekaj: Për Haradinajn Kryeministër do të votojnë edhe deputetë jashtë koalicionit PAN

Lekaj: Për Haradinajn Kryeministër do të votojnë edhe deputetë jashtë koalicionit PAN

Mbyllet votimi, pjesëmarrje e ulët në zgjedhje

Mbyllet votimi, pjesëmarrje e ulët në zgjedhje

Vlora bojkoton Ramën, Basha “tmerrohet” nga Shkodra

Vlora bojkoton Ramën, Basha “tmerrohet” nga Shkodra

Nesër nis numërimi i votave me kusht, certifikimi në fund të javës

Nesër nis numërimi i votave me kusht, certifikimi në fund të javës

12 të Lënduar nga Zjarri që Përfshiu Shtëpinë në Zllakuqan

12 të Lënduar nga Zjarri që Përfshiu Shtëpinë në Zllakuqan

Mesazhi i KQZ-së: Të respektohet heshtja zgjedhore

Mesazhi i KQZ-së: Të respektohet heshtja zgjedhore

Shkaku i Kosovës, Serbia kurrë nuk do t’i bashkohet BE’së, thotë zyrtari i lartë rus

Shkaku i Kosovës, Serbia kurrë nuk do t’i bashkohet BE’së, thotë zyrtari i lartë rus

​Ternava: Dashakeqët mbollën urrejtje por një rrugë ka, ajo është rruga e paqes

​Ternava: Dashakeqët mbollën urrejtje por një rrugë ka, ajo është rruga e paqes