Mantelbardhët paralajmërojnë protestë

E publikuar: 23/03/2017 13:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Federata e Sindikalistëve të Shëndetësisë së Kosovës janë takuar me përfaqësuesit regjional dhe ata të QKUK-së, me ç’rast paralajmëruan organizimin e një proteste ditën e mërkurë me datën 29.03.2017, njofton Klan Kosova.

Protesta pritet të zgjasë rreth një orë, ndërsa në një minutazhë të kësaj proteste do të jenë prezent edhe mjekët nga emergjenca.

Në qofte se nuk plotësohen kërkesat të cilat i janë dërguar Ministrisë së Shëndetësisë, do të mbahen edhe greva.

Kërkesat e kësaj sindikate janë rritja e pagave, ulja e përqindjes së premiumit për sigurimin e obligueshme shëndetësor, shtyrja e procesit të licencimit deri në fund të 2017-ës, definimi i kompetencave për furnizim me barna dhe material harxhues si dhe statusi i QKMF-ve.