Manolas pritet të jetë i gatshëm ndaj Lazios

E publikuar: 26/02/2019 09:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mbrojtësi i Romës, Kostas Manolas, pritet të jetë i gatshëm për derbin e javës në Serie A, atë ndaj Lazios.

Greku u zëvendësua në 13 minutat e fundit nga Federico Fazio në fitoren 3-2 ndaj Frosinone, duke i frikësuar me mungesën e tij në derbin e kryeqytetit.

Sidoqoftë, Sky Sport Italia raporton se në testet mjekësore nuk është vërejtur ndonjë lëndim i rëndë dhe lojtari mund të jetë i gatshëm për të shtunën.

Andrea Belotti në tentim për ta kaluar Kostas Manolas (Foto: Valerio Pennicino/Getty Images/Guliver)

Një problem i tillë Manolasit i kishte ndodhur edhe në nëntor në humbjen e Romës nga Udinese me rezultat 1-0.

Se ai do të jetë i gatshëm për Lazion është një lajm shumë i mirë pasi 27-vjeçari është një nga mbrojtësit më të mirë jo vetëm në Serie A, por edhe Evropë.

Në afatet e fundit kalimtare për shërbimet e tij kishin shfaqur interesim shumë skuadra, më serioze ishin Manchester Unitedi dhe Juventusi.

Aktualisht Roma renditet në vendin e pestë në kampionatin elitar italian me 44 pikë, gjashtë më shumë se Lazio një pozitë më shumë. /Telegrafi/