Manolas në radarin e Unitedit

E publikuar: 25/12/2018 09:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mbrojtësi i Romës, Kostas Manolas është kthyer në radarin e Manchester Unitedit.

TMW shkruan sot se disa prej agjentëve të klubit anglez ishin prezent në ndeshjen mes romakëve dhe Juventusit.

Mbrojtësi grek mund të lërë Romën në qershor, ku italianët do të fitonin 36 milionë euro.

Përfaqësuesit e Djajve të Kuq ishin jashtëzakonisht të impresionuar me paraqitjen e futbollistit.

Mbrojtësi sapo ka ndërruar agjentë – duke u bashkuar me Mino Raiolan, i cili përfaqëson edhe lojtarin e Unitedit, Paul Pogba.

Theksojmë se për 27-vjeçarin ka shprehur interesim edhe skuadra kampione e botës, Real Madrid.

Ndryshe, greku deri më tani ka pasur 143 paraqitje duke shënuar gjashtë gola. /Telegrafi/