Maniakët e shkencës thirrje asambleistëve në KK Prishtinë: votoni pro shkenës!

31.01.2019 10:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Maniakët e shkencës thirrje asambleistëve në KK Prishtinë: votoni pro shkenës!

Sot është një moment historik, pikë kthese për zhvillimin e shkencës në Kosovë. Por lehtë mund të shëndrrohet në moment turpi dhe shkatërrimi të të ardhmes së shkencës. Kuvendi Komunal në Prishtinë, sot do të vendos nëse do të ndaj tokë për ndërtimin e objektit të ri të Fakultetit të Shkencave Matematiko-Natyrore.

Vendi ynë, shoqëria jonë, ka përjetuar shumë sfida para, gjatë dhe pasluftës. Për fatin e keq, edhe pse kanë kaluar 21 vite që nga paslufta, është investuar shumë pak, për të mos thënë fare në shkenctarët kosovarë. Përveç mungesës së perspektivës së punës, qendrave të hulumtimit, projekteve, konferencave promovuese, përkrahjes financiare për zhvillim profesional, shkenctarëve në Kosovë iu mungojnë edhe kushtet bazike gjatë studimeve. Objekti Fakultetit të Shkencave Matematiko-Natyrore, lëre që nuk ka ndriçim të mirëfilltë, mirëpo nuk ka as hapësirë, mjete laboratorike dhe pajisje tjera. E mos të flasim për kushtet higjienike, prezencën e mykut, dritare të vjetëruara e shumë probleme tjera.

Mirëpo, një gjë nuk mungon tek studentët: Dashuria, Entuziazmi dhe përkushtimi i madh që studentët kanë për shkencën!

Shpresa për perspektivë, i mban ata gjallë, i bën të fortë, e u jep zemër për t’iu bërë ballë kushteve që ngjasojnë me ato të ndonjë vendi që i përket botës së tretë.

Prandaj, ne iu bëjmë thirrje të gjithë asambleistëve të Kuvendit Komunal në Prishtinë, të votojnë PRO, pikes 2 të rendit të dites: “Propozimvendimi për fillimin e hartimit të Planit rregullues të hollësishëm te Fakulteti Teknik, në Lagjen “Bregu Diellit”, ku parashihet edhe ndarja e parcelës për ndërtimin e objektit të ri të FSHMN.
Iu bëjmë thirrje që sot, t’i leni anash inatet politike, interesat partiake dhe mos ta ndaloni zhvillimin e shkencës në vendin tonë
Iu bëjmë thirrje, që me votën tuaj, mos ta vrisni shpresën e 3500 studentëve, për një të ardhme në profesionin e tyre.
Mos i vrisni ëndrrat e tyre, as të plot fëmijve të Kosovës që një ditë të kenë një hapësirë studimi të mirëfilltë, me pajisje moderne, ku do të kenë mundësinë të eksperimentojnë miliona herë deri në momentin “EUREKA”.
Mos ia vrisni mundësinë Kosovës, që shkenctarët e rinj t’na bëjnë krenar në të ardhmen!
Mos i vrisni 3500 ëndrra!!

#VotoPROShkencës!

Avdyl Gashi

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Pse Hashim Thaçi duhet shkarkuar tani gjithsesi?

Pse Hashim Thaçi duhet shkarkuar tani gjithsesi?

Kosova, kuislingët dhe boshatisja e shtetit

Kosova, kuislingët dhe boshatisja e shtetit

Beteja e Marecit (18-23 prill 1999)

Beteja e Marecit (18-23 prill 1999)

Beteja e Zhegocit shënon përfshirjen e tërë teritorit të Kosovës në flakën e luftës frontale të UCK-së me forcat ushtarake serbe

Beteja e Zhegocit shënon përfshirjen e tërë teritorit të Kosovës në flakën e luftës frontale të UCK-së me forcat ushtarake serbe

Dy jetë të shkrira në një ideal!

Dy jetë të shkrira në një ideal!

Para se me ik prej këtij vendi…

Para se me ik prej këtij vendi…

Ku po shkon Shqipëria?

Ku po shkon Shqipëria?

Profili i një lideri të pamposhtur

Profili i një lideri të pamposhtur

Boll Hashim me intervista, Ramush Haradinaj ka të drejtë!

Boll Hashim me intervista, Ramush Haradinaj ka të drejtë!

Do t’i besoja hulumtuesit britanik, sikur…?!

Do t’i besoja hulumtuesit britanik, sikur…?!

Institucionet shtetërore duhet të gjejnë mënyrë për hapjen e dosjeve të të gjithë spiunëve

Institucionet shtetërore duhet të gjejnë mënyrë për hapjen e dosjeve të të gjithë spiunëve

Ta raportosh të vërtetën në Ballkan, të rrezikohet jeta!

Ta raportosh të vërtetën në Ballkan, të rrezikohet jeta!

Mirëmëngjesi shteti i kapur!

Mirëmëngjesi shteti i kapur!

Pse po sulmohen universitetet publike?

Pse po sulmohen universitetet publike?

Maniakët e shkencës thirrje asambleistëve në KK Prishtinë: votoni pro shkenës!

Maniakët e shkencës thirrje asambleistëve në KK Prishtinë: votoni pro shkenës!

Allishverishet PANA-PSD!

Allishverishet PANA-PSD!