Mangala dhe Vermaelen në radarin e Interit

E publikuar: 13/11/2017 04:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Interi dëshirojnë me çdo kusht të huazojnë një mbrojtës gjatë janarit.

Aktualisht mundësi janë Eliaquim Mangala i Manchester Cityt dhe Thomas Vermaelen i Barcelonës.

Zikaltrit ishin në kërkim të një mbrojtësi edhe gjatë verës, por në fund mbajtën Andrea Ranocchian.

Sipas Tuttosport, Mangala është caku kryesor, por klubi italian janë të vetëdijshëm se nuk do të jetë letë të bërit biznes me Cityn për mbrojtësin francez.

Alternativë tjetër është Vermaelen, për të cilin edhe Barça ka vullnet për ta larguar.

Belgu sezonin e fundit ishte i huazuar te Roma, por aventura e tij u përcoll me lëndime. Për të dy do fillohen hapa konkret gjatë ditëve të para të janarit.

Aktualisht Interi renditet në vendin e tretë me 30 pikë, dy më pak se Napoli në pozitën e parë. /Telegrafi/