Manekinët ngjallen papritmas, frikësojnë të pranishmit në ashensor (Video)

E publikuar: 02/04/2019 17:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në ashensorin e një ndërtese në Bejrut të Libisë, është zhvilluar një mahi interesante, me disa manekinë të vërtetë dhe dy të rritur të maskuar.

Kur disa dilnin me kukullat me format e një njeriut normal, të maskuarit ngjalleshin papritmas dhe i frikësonin të pranishmit, transmeton Telegrafi.

“Nuk të lejohet ta bësh këtë” ka qenë komenti ndaj njërës që fliste në telefon, për të vazhduar me rastet tjera që janë shumë qesharake.

Skena duket shumë origjinale dhe mënyra si u realizua është kryer me shumë sukses, duke bërë që të pëlqehet në masë të madhe. /Telegrafi/