Mane në radarin e Real Madridit  

E publikuar: 24/09/2017 03:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Real Madridi po e ndjek me vëmendje anësorin sulmues të Liverpoolit, Sadio Mane, i cili është edhe në radarin e rivalit të tyre të urryer, Barcelonës.

Mane po përjeton formë të mirë në Ligën Premier me skuadrën e madhe angleze, Liverpoolin, duke tërhequr vëmendjen e shumë skuadrave të mëdha evropiane.

Sipas mediumit Okdiario, reprezentuesi 25-vjeçar i Senegalit ka tërhequr shumë interesim nga gjiganti spanjoll, Real Madridi.

Ky medium thekson se kampionët në fuqi të La Ligës vazhdimisht po monitorojnë paraqitjet e anësorit të Redsave.

Drejtuesit e Mbretërve janë të impresionuar me Manen dhe mendojnë se ai mund të jetë një ‘Galactico’ në të ardhmen në Santiago Bernabeu.

Mane, i cili aktualisht është duke vuajtur një dënim prej tri ndeshjeve pas kartonit të tij të kuq kundër Manchester City më parë këtë muaj, tashmë ka shënuar tre gola në katër ndeshje në Ligën Premier.

Anësori këmbëshpejt ka rënë edhe në radarin e gjigantit tjetër spanjoll, Barcelonës. /Telegrafi/