Mandzukic pensionohet nga Përfaqësuesja e Kroacisë

E publikuar: 14/08/2018 16:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mario Mandzukic ka njoftuar pensionimin nga Përfaqësuesja e Kroacisë duke befasuar kështu të befasuar të gjithë.

Ai nëpërmjet një postimi në Instagram ka falënderuar të gjithë për përkrahjen, por tha se ishte koha për t’u larguar.

Por, 32-vjeçari tha se nga tani do të jetë tifozi më i madh i Përfaqësueses së Kroacisë.

Kroacia në Kampionatin Botëror ‘Rusia 2018’ arriti deri në finale ku u mposht nga Franca me rezultat 4-2.

Mandzukic në këtë garë shënoi tre gola, përfshirë ata në gjysmëfinale dhe finale. Në 88 ndeshje për kombëtaren shënoi 33 gola.

Mario Mandzukic gjatë miqësores ndaj Juventus B (Foto: Getty Images)

Aktualisht kroati është pjesë e Juventusit në Serie A, ku edhe në sezonin e ri pritet të jetë një nga më të mirë në skuadrën e Zonjës së Vjetër.

Vlen të theksohet se ditë më parë nga Kroacia u pensionua edhe Vedran Corluka. /Telegrafi/