Mandzukic flet për Carvajal, a është kafshuar prej tij?

E publikuar: 15/04/2015 18:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sulmuesi i Atletico Madridit, Mario Mandzukic, ka treguar se mbrojtsi i Real Madridit, Dani Carvajal nuk e ka kafshuar atë.

Dy lojtarët u konfrontuan në pjesën e dytë të ndeshjes dhe në videot e publikuara orë më vonë dyshohej se Carvajal kishte kafshuar sulmuesin kroat.

Carvajal mohoi këto spekulime duke thënë se nuk ka tentuar ta kafshojë sulmuesin shtatlartë dhe i të njëjtit mendim ishte edhe Mandzukiq i cili nëpërmjet Twitterit mohoi akuzat për Carvajalin.

“Ndeshja e djeshme ishte e vështirë dhe dy ekipet dhanë gjithçka, por unë mund të them se nuk kishte kafshime dhe ndonjë problem tjetër”, ka shkruar Manxhukiq.  /Telegrafi/