Mandati i Saimir Tahirit, mbërrin te Krimet e Rënda dosja tjetër nga Italia

E publikuar: 20/10/2017 21:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në Prokurorinë e Krimve të Rënda mësohet se ka mbërritur dojsa e dytë nga Italia.

Dosja që ka mbërritur sot në Prokurori do të përdoret ditën e nesërme në mbledhjen e Këshillit të Mandateve.

Këshilli i Mandateve u mblodh sot për të diskutuar për imunitetin e deputetit Saimir Tahiri dhe vendimi u shty për ditën e nesërme në orën 10:00.

Pala italiane i është përgjigjur kërkesës për ndihmë nga Prokuroria Shqiptare në hetimin që ka nisur për deputetin Saimir Tahiri.

Bëhet me dije se është një dosje 380 faqe që do të përdoret ditën e nesërme. Mësohet se është përkthyer nga italiashtja dhe ka marrë vulat përkatëse për të qenë gati për mbledhjen e Këshillit të Mandateve.