Mancini tregon se pse nuk luajti Shaqiri

E publikuar: 12/04/2015 10:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Roberto Mancini ka thënë se Shaqiri ende nuk është për Serie A.

Trajneri i Interit, Roberto Mancini ka thënë se Xherdan Shaqiri duhet ende që të përshtatet në kampionatin italian, në mënyrë që të njoh më mirë futbollin italian.

“Shaqiri është i ri dhe do të bëhet vetëm edhe më i mirë. Por ai vetëm sa ka arritur në Itali dhe i duhet kohë që të njoh futbollin italian”, tha Mancini pas ndeshjes me Veronën.

Kujtojmë se Interi edhe pa Shaqirin shënoj fitore të thellë në udhëtim me rezultat 3:0.