Mancini shumë afër për t’u bërë trajner i Italisë

E publikuar: 01/05/2018 16:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Raportohet se Roberto Mancini ka arritur marrëveshje me Federatën e Futbollit të Italisë për t’u bërë përzgjedhësh i Përfaqësueses së Italisë.

Trajneri i Zenit St Petersburgut do të jetë pasues i Giampiero Venturas, i cili u shkarkua pas mospjesëmarrjes në Kampionatin Botëror ‘Rusia 2018’.

Ky ishte lajmi ditës në Itali dhe erdhi nga Gazetta dello Sport dhe Corriere dello Sport, dy nga gazetat më prestigjioze në Itali.

Besohet se palët janë takuar në Romë, ku kanë biseduar për rreth dy orë.

Mancini pritet të nënshkruajë kontratë dy vjeçare, ku do të përfitojë rreth katër milionë euro në sezon.

I vetmi problem është kontrata me Zenitin, por mundësitë që tekniku italian dhe klubi rus të gjejnë një gjuhë të përbashkët ekzistojnë.

Njoftimi zyrtar nga federata për trajnerin e ri do të ndodh brenda dy javësh. /Telegrafi/