Mancini: Kovacic nuk largohet, Ibrën do ta rimerrja te Interi

E publikuar: 11/06/2015 10:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në ditët e fundit është folur gjithnjë e më shumë për një largim të mundshëm nga Interi të talentit kroat Mateo Kovacic me destiancion Liverpoolin, por për të qetësuar të gjithë tifozët zikaltër që për asnjë arsye nuk dëshirojnë lamtumirën e mesfushorit ballkanas ka menduar Roberto Mancini. Në një intervistë për mediat italiane ku foli më tepër për merkaton në hyrje trajneri i Interit fillimisht u ndal te Kovacic.

” Kovacic do të bëhet një kampion i madh sepse kualitetet i ka. Është e vërtetë që Mateo ka ende disa boshllëqe por kjo ndodh vetëm sepse është ende shumë i ri. A do të qëndrojë? Mendoj që po, ai është e ardhmja e Interit dhe nuk ka arsye për tu larguar”.

Në derbin e vitit të ardhshëm Mancini mund të gjejë përballë një mik shumë të mirë si Sinisha Mihajlovic dhe një sulmues si Zlatan Ibrahimovic që 50-vjecari italian e ka trajnuar në të kaluarën dhe sëbashku me të te Interi ka fituar 2 tituj kampion në Serinë A.

” Mihajlovic? Do të jetë dicka e cuditshme ta kem përballë në një ndeshje derbi. Gjithsesi unë jam i lumtur për të. Mendoj se ka përvojën e nevojshme për të drejtuar një klub të madh si Milani. Ibrahimovic? Ai mund të bëjë ende diferencën nëse do ta kisha unë në dorë do ta merrja sërish te Interi”.

Merkato është një temë e nxehtë në shtëpinë e Interit dhe Mancini nuk mund të mos komentonte për këtë cështje.

” Nuk kam kërkuar 8 apo 9 futbollistë të rinj, ajo ishte vetëm një batutë e imja. Sezonin e ardhshëm Interi nuk do të ndryshojë edhe pse kjo gjë do të varet shumë nga merkato që për ne nuk do të jetë e thjeshtë. Duhet të tregohemi të zotët dhe të kemi pak fat që të afrojmë në skuadër lojtarët që kemi nevojë. Për mbrojtjen kemi marrë tashmë Murillon, që është një i ri shumë premtues, në mesfushë emrat janë ata për të cilët flitet. Për një gjë të jeni të sigurtë ne nuk do të shesim lojtarët tanë më të mirë”.

Në fund të fjalës së tij 50-vjecari italian i siguroi tifozët e Interit se pavarësisht lëvizjeve në merkato, skuadra në sezonin e ri do të ketë si qëllim titullin kampion dhe do të bëjë gjithcka për ta arritur këtë objektiv.