Mancini ka përmirësuar ekipin, Manaj kushton 1.5 milionë euro më shumë

E publikuar: 30/03/2016 11:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Spekulimet mbi të ardhmen e Roberto Mançinit vazhdojnë, por puna e tij tek Interi nuk duhet vlerësuar vetëm sa u përket pikëve të grumbulluara.
“La Gazzetta dello Sport” prek një tjetër aspekt shumë të rëndësishëm që ka të bëjë me 51- vjeçarin e Interit. E përditshmja në fjalë nënvizon impaktin që ka pasur ai te formimi dhe rritja e disa lojtarëve, të cilët falë tij vlejnë edhe më shumë në merkato.

Më të shtrenjtë

Lista e lojtarëve që janë përmirësuar shumë në fushë (fakt ky që shoqërohet edhe me rritjen e zerove në koston e kartonit në merkato) nën drejtimin e Manços është e gjatë. Ai që është përmirësuar më shumë është Brozoviç, i cili u ble për 8 milionë euro dhe tani vlerësohet 24.

Rritje të ndjeshme ka pësuar edhe vlera e kartonit të Ikardit, i cili u ble për 13 milionë euro, ndërkohë që tani largohet për më pak se 40. Grupit të lojtarëve që mund të bëjnë të pasur Interin i është shtuar edhe Perisiç. Kroati u kushtoi zikaltërve 16 milionë euro, por tani nuk largohet për më pak se 30 milionë euro.

Listës së famshme i janë shtuar edhe Miranda (u ble 15 mln euro vlen 18), Murijo (u ble 8 mln euro vlen 18), Handanoviç (u ble 12 mln euro vlen 15), Medel (u ble 8 mln euro vlen 10), Zhezus (u ble 3 mln euro vlen 6), Biabiani (u mor falas vlen 5), D’Ambrozio (u ble 4 mln euro vlen 5), Gnukuri (u ble 0.2 mln euro vlen 2) dhe Manaj (u ble 0.5 mln euro vlen 2).

Në “purgator”

Udhëzimet e Mançinit nuk kanë qenë frytdhënëse për disa lojtarë të tjerë, të cilët janë “zhvlerësuar” gjatë muajve të fundit. Kondogbia u ble për 31 milionë euro, por tani vlen vetëm 25. Ndërkohë që në këtë listë ndodhen edhe Eder (u ble për 12 milionë euro, shitet për 10) e Jovetiç (u ble për 17 milionë euro, shitet për 10).

ÇMIMI NË MLN €, SA ISHTE DHE SA ËSHTË

IKARDI 13-40
PERISIÇ 16-30
BROZOVIÇ 8-24
MIRANDA 15-18
MURIJO 8-18
HANDANOVIÇ 12-15
MEDEL 8-10
ZHEZUS 3-6
BIABIANI 0-5
D’AMBROZIO 4-5
GNUKURI 0,2-2
MANAJ 0,5-2
KONDOGBIA 31-25 EDER 12-10 JOVETIÇ 17-10 LJAJIÇ 11-10 NAGATOMO 6,5-5
TEJES 8,5-5 PALASIO 11-3 SANTON 4,5-3 MELO 3,7-2,5