Manchester United rrit ofertën për Perisiç

E publikuar: 30/07/2017 14:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sipas disa raportimeve thuhet se Manchester Unitedi e ka rritur ofertën e tyre për mesfushorin e Interit, Ivan Perisic. Klubi anglez ka ofruar 53 milionë euro për reprezentuesin kroat.

Tashmë nuk është një sekret që futbollisti pëlqehet shumë nga trajneri i “djave të kuq”, Jose Mourinho dhe thuhet se negociatat për kroatin kanë filluar që nga muaji mars.

Sipas gazetës angleze “Daily Star”, Mourinho është i nevrikosur me pronarët e klubit dhe ka kërkuar që ata të plotësojnë kërkesën e Interit për reprezentuesin kroat.

Perisic është pyetur së fundmi nga gazetarët për të ardhmen e tij, por ai ka refuzuar të komentojë.

Gjatë edicionit të kaluar Perisic ka realizuar 11 gola me fanellën e Interit, shkruan Zëri, transmeton Klan Kosova.