Manchester United nuk heq dorë lehtë nga Pogba, lojtari vlen shumë sa i përket edhe marketingut

E publikuar: 25/10/2018 15:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Paul Pogba mund të largohet për një ofertë të majme që kalon shumën e 100 milionë eurove.

Për mesfushorin janë të interesuara dy skuadra, Barcelona dhe Juventusi.

Edhe pse lojtari e ka kërkuar largimin, klubi nuk ka pranuar.

Kjo pasi United nuk dëshiron që sponsorët e shumtë të largohen  së bashku me lojtarin pasi do të linte një gropë të madhe financiare për klubin anglez.

Pogba renditet në 10 vendet e para sa i përket futbollistëve që kanë një numër të madh ndjekësish në rrjetet sociale.

Gjithashtu ai është shpallur kampion bote.

Pra me pak fjalë Pogba për United është një minierë e vërtetë ari.

Transferimi i mundshëm i Pogba te ndonjë klub tjetër mund të bëhet.

Nëse Juventus e dëshiron francezin atëherë në marrëveshje duhet të përfshijë një lojtarë me peshë siç është Paulo Dybala. /Telegrafi/