Manchester United janë të bindur që mund ta marrin Gareth Balen

E publikuar: 30/05/2018 20:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gareth Bale është dëshira e madhe e Manchester Unitedi dhe klubi beson që mund të arrijë një marrëveshje me Real Madridin.

Në Old Trafford janë të vetëdijshëm që uellsiani është i shqetësuar pasi edhe në finale të Ligës së Kampionëve ishte rezervist.

Bale e ka bërë të qartë se do ta negociojë të ardhmen e tij me bordin e Real Madridit shumë shpejt.

Gareth Bale . (Photo by Michael Regan/Getty Images)

Djajtë e Kuq janë të bindur se 28-vjeçari e do United si destinacion të ardhshëm.

Marca raporton se Florentino Perez është më shumë i shqetësuar për Balen se sa për Cristiano Ronaldo, pasi janë të bindur se ai do të rinovojë kontratën me Los Blancos.

Gareth Bale i Real Madrid . (Photo by David Ramos/Getty Images)

United me blerjen e lojtarit beson që është veprim i dobishëm edhe për rritjen e emrit të Ligës Premier.

Jose Mourinho e do Balen që nga vera e kaluar.

Edhe pse skuadra e Unitedit është i mbushur me talentë në sulm dhe një përforcim i mundshëm si ky i uellsianit do të ishte i jashtëzakonshëm. /Telegrafi/