Manchester City i fortë për Tottenhamin, vendos goli i Mahrez

E publikuar: 30/10/2018 01:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Manchester City ka fituar si mysafirë i Tottenhamit në stadiumin Wembley me rezultat 1-0.

Ndeshja u zhvillua në një terren aspak të bukur për sy, pasi ditë më parë ishte zhvilluar një ndeshje parasezonale e NLF (Ligës profesionale të futbollit amerikan) dhe shenjat kishin mbetur në fushën e gjelbër.

Kjo përballje e konsideruar si derbi nisi shumë mirë për qytetarët.

Raheem Sterling mori një top në mes të fushës dhe shkoi deri në fund duke asistuar te Riyad Mahrez që nuk e kishte të vështirë të shënojë për 1-0.

Riyad Mahrez . (Photo by Richard Heathcote/Getty Images)

Menjëherë Kun Aguero kishte rast ta dërgonte rezultatin në 2-0, por nuk arriti të shënojë.

Tottenham u kundërpërgjigj me Harry Kane, por që as ky nuk shënoi.

Harry Kane . (Photo by Richard Heathcote/Getty Images)

Moussa Sissoko provoi në të  23-të, por as ku nuk shënoi.

Harry Kane dhe David Silva kishin nga një rast para mbylljes së pjesës së parë për ta ndryshuar, por që nuk ndodhi.

David Silva . (Photo by Richard Heathcote/Getty Images)

Në pjesën e dytë Raheem Sterling dështoi të shënonte nga afër në minutën e 58-të.

Sergio Aguero rrezikoi në minutat 63 dhe 65, por as ky nuk e ndryshoi rezultatin.

Rastin më të mirë për barazim e kishte Erik Lamela që nga afër nuk shënoi, duke  e dërguar topin mbi portë (84’).

Dele Alli e Harry Kane . (Photo by Richard Heathcote/Getty Images)

Deri në fund nuk kishte më gola dhe Manchester City kthehet lider me pikë të barabarta me Liverpoolin nga 26. /Telegrafi/