Mançester Siti nxjerr në shitje Toure

E publikuar: 20/03/2015 22:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Drejtuesit e Mançester Sitit kanë vendosur për ta shitur mesfushorin JaJa Toure në fund të këtij sezoni, vetëm për 27 milionë euro.

31-vjeçari ka kontratë me Sitin deri në verën e vitit 2017 dhe është lojtari më i paguar tek ekipi anglez me një pagë javore prej 300 mijë eurosh.

Një burim i gazetës “Daily Mirror”konfirmon se “Toure do të largohet nga Siti në fund të këtij edicioni, pasi drejtuesit e klubit tashmë e kanë vënë në listën e transferimeve”.

Ai u transferua te Siti në vitin 2010 për 30 milionë euro nga Barcelona dhe deri ani ka fituar dy herë titullin e kampionit në Premier League. Interesim të madh për Touren ka treguar skuadra Interit, por zikaltërit do kenë një rival të vështirë, sepse ditët e fundit edhe PSG ka shfaqur interes për mesfushorin e Sitit.