Manaj: Ulja e kriterit në 10 vjet nuk e zgji problemin e pensionistëve kontributdhënës

E publikuar: 24/07/2020 13:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shkëmb Manaj, deputet i LDK, tha se çështja e pensionistëve kontributdhënës nuk mund të rregullohet duhet zvogëluar kriterin e viteve nga 15 vite në 10 vite. Kjo sipas tij do t’i dëmtonte të gjithë ata pensionistë kontributdhënës që nuk e arrijnë minimumin e 10 viteve për të gëzuar të drejtën e tyre në pension.

Ai tha se thelbi i problemit të pensionistëve kontributdhënës qëndron në faktin se shteti i Serbisë e ka grabitur ish-fondin pensional të Kosovës dhe sot e asaj dite edhe pas 20 viteve të përfundimit të luftës Serbia në kundërshtim me të gjitha normat ndërkombëtare këtë fond nuk e ka thyer ende tek pronarët e vet, e që janë qytetarët e Kosovës.

Manaj: Kjo çështje nuk mund të rregullohet duke zvogëluar kriterin e viteve nga 15 vite në 10 vite

“Kjo çështje nuk mund të rregullohet duke zvogëluar kriterin e viteve nga 15 vite në 10 vite, sepse kështu do t’i dëmtonim të gjithë ata pensionistë kontributdhënës që nuk e arrijnë pastaj minimumin e 10 viteve për ta gëzuar të drejtën e tyre në pension. Grupi Parlamentar i LDK mendon që Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe Qeveria e vendit duhet t’i analizojë variantet më të mira që janë në favor të pensionistëve kontributdhënës duke përcaktuar këtë pension në mënyrë të përshkallëzuar me përqindje të caktuar për secilin vit të kontributeve të secilit qytetar të Kosovës”, tha ai.

Ai gjithashtu, tha se duhet të ketë një reformë rrënjësore të skemave pensionale në vend, duke përmendur se në vend janë mbi 25 skema pensionale të cilat janë të rregulluara me 8 ligje./kp