Man Utd befason Real Madridin për De Gean

E publikuar: 10/05/2017 08:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Manchester United po synon ta mbajë David de Gea në skuadër edhe për disa vite
Ditë më parë është raportuar se Manchester United është i gatshëm të negociojë me Real Madridin për shitjen e portierit spanjoll, David de Gea

Por, si duket klubi nga Premierliga ka ndryshuar mendje. Sipas Manchester Evening News, ‘Djajtë e Kuq’ i kanë ofruar ish anëtarit të Atletico Madridit kontratë të re.

Më kontratën e re Manchester United i ka premtuar De Gea edhe rritjen e pagës. Pritet të shihet se a do ta pranoj De Gea këtë ofertë apo jo? /Express/