Man Utd 2-1 Arsenal, nota e Xhakës dhe të tjerëve

E publikuar: 29/04/2018 19:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Manchester United ka fituar me vështirësi në fund ndaj Arsenalit me rezultat 2-1 në takimin e vlefshëm për javën e 26-të të Ligës Premier.

Djajtë e Kuq kanë arritur të fitojnë derbin e javës në Ligën Premier, duke fituar në fund ndaj Topçinjve.

Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Paul Pogba (16′) dhe Marouane Fellaini (90+) për vendasit, ndërsa për mysafirët shënoi Henrikh Mkhitaryan (51′).

Nota më e lartë e ndeshjes ishte 7.9 dhe shkoi për dy shënuesit e golave, Pogban dhe Mkhitaryanin.

Në anën tjetër, nota më e ulët e ndeshjes shkoi për portierin e Arsenalit, David Ospina, i cili u notua me 5.9.

Xhaka ishte kapiten dhe pati super-paraqitje (Getty Images)

Për 90 minuta në këtë ndeshje luajti edhe mesfushori shqiptar, Granit Xhaka, i cili pati paraqitje të mirë duke u notuar me 7.1. /Telegrafi/

Man Utd:

Paraqitje të mirë patën edhe Fellaini dhe Young

Arsenal: 

Xhaka ishte njëri nga më të vlerësuarit te Arsenali