Man Utd 0-0 Liverpool: Notat e lojtarëve, Alisson më i miri

E publikuar: 24/02/2019 18:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Derbi mes Manchester Unitedit dhe Liverpoolit përfundoi pa gola në Ligën Premier.

Më i miri në këtë takim ishe portieri i Reds, Alisson Becker, i cili bëri një pritje të mirë te rasti i Jese Lingardit.

Te skuadra e Jurgen Klopp paraqitje të mirë arritën të bëjnë edhe Virgil van Dijk, Joel Matip, Fabinho dhe Georginio Wijnaldum.

Ai që dëshpëroi edhe një herë ndaj Man Utd ishte Mohamed Salah.

Te Djajtë e Kuq më i miri ishte Ashley Young, por edhe Victor Lindelof e Luke Shaw.

Në nivelin e tij nuk ishte Marcus Rashford, por këtë herë anglezi mund të arsyetohet pasi pjesën më të madhe të ndeshjes e luajti i lënduar. Më poshtë keni notat e lojtarëve:

Man Utd:

Liverpool:

Në xhiron e radhës skuadra e Jurgen Klopp luan ndaj Watfordit, kurse ajo e Ole Gunnar Solskjaer kundër Crystal Palaces. /Telegrafi/