Man Unitedi vihet pas Casemiros

E publikuar: 24/10/2017 05:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Carlos Henrique Casemiro apo i njohur vetëm si Casemiro ka përfunduar në radarin e gjigantit anglez, Manchester Unitedit.

Mesfushori brazilian është njëri nga më të mirët dhe më meritorët për titujt e fituar në dy sezonet e fundit nga Real Madridi.

Paraqitjet e tij mbresëlënëse me ekipin mbretëror kanë bërë që shumë skuadra të mëdha evropiane të vihen pas shërbimeve të tij.

Sipas mediumit spanjoll Don Balon, Djajtë e Kuq duan transferimin e tij, pasi trajneri Jose Mourinho e sheh shumë të rëndësishëm për balancat e skuadrës së tij, teksa mendon t’i ofrojë pagë të njëjtë sa të yllit francez, Paul Pogba.

Casemiro dhe Pogba gjatë një dueli në Superkupën e Evropës

Megjithatë, Casemiro vështirë se pranon të largohet nga Santiago Bernabeu, pasi është titullar i rregullt i skuadrës së Zinedine Zidanes dhe pjesë e rëndësishme e projektit afatgjatë të klubit.

Gjithashtu mesfushori brazilian është shumë i lumtur në Madrid dhe nuk dëshiron të largohet, megjithëse është i vetëdijshëm se skuadrat tjera mund t’i ofrojnë një pagë më të mirë se Reali.

Për Casemiron interesant të madh më herët kishte shprehur edhe gjiganti francez, Paris Saint-Germain, që u munduan ta joshin me një pagë të lart për ta transferuar atë në afatin që shkoi.

Thuhet se braziliani ishte propozim i bashkëkombësit të tij, Neymar, por ky propozim ishte hedhur poshtë nga drejtuesit e Los Blancos. /Telegrafi/