Man Unitedi vëzhgon Ghoulamin

E publikuar: 24/03/2018 19:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Faouzi Ghoulam është kthyer në fushën e trajnimit pas lëndimit të tij të dyfishtë në gju dhe Manchester United tashmë është duke kërkuar mbrojtësin e Napolit.

Reprezentuesi i Algjerisë ishte njëri nga mbrojtësi e majtë më të mirë në Evropë këtë sezon derisa e shqeu ligamentin e tij kryqëzues në fillim të nëntorit.

Pas këtij lëndimi ishte vendosur për të bërë një rikthim në fushë më 8 shkurt, por 27-vjeçari pësoi një lëndim të çuditshëm në stërvitje dhe theu kupën e gjurit.

Ghoulam u kthye në terren dje (e premte) dhe menjëherë skuadrat kanë filluar interesimin për të.

Ghoulam (Getty Images)

Sipas gazetës italiane Il Mattino, gjiganti anglez, Manchester United tashmë po përgatit një strategji për të bërë ofertë me tu hapur afati kalimtar veror.

Ai nënshkroi një kontratë të re në dhjetor – që e mban atë deri në qershor të 2022 dhe ajo përfshin një klauzolë lirimi.

Klauzola e lirimit vlen për klubet jashtë Italisë dhe peshon 35 milionë euro.

Manchester United do të përballet me një garë të madhe, pasi Liverpooli dhe Manchester City kanë treguar gjithashtu interes për Ghoulam. /Telegrafi/