Man Unitedi interesohet për Douglas Costan

E publikuar: 25/03/2018 01:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mediumi anglez Daily Mirror pretendon se Manchester United po përpiqet të nënshkruajë Douglas Costa nga Juventusi për 45 milionë euro, por ai nuk është në shitje.

Sipas gazetës angleze, Jose Mourinho dëshiron përforcimin e skuadrës ka vendosur pikëpamjet e tij në në reprezentuesin e Brazilit.

Costa bëri kalimin e tij nga Bayern Munichu në Torino për 46 milionë euro vetëm në korrik të 2017, kështu që ideja e shitjes së tij në një vit më vonë për më pak se kaq është e paimagjinueshme.

Ylli brazilian ka bërë një përshtypje të mirë në Juve, duke kontribuar me tre gola dhe shtatë asistime në 35 ndeshje konkurruese këtë sezon dhe kjo ka bërë që Mourinho të vihet pas tij.

Megjithatë, Bianconerët nuk kanë as qëllimin më të vogël për të shitur 27-vjeçarin, i cili mund të luajë në krahun e majtë ose të djathtë në një sulm me tre lojtarë.

Kjo marrëveshje ka parë Juventusin të paguajë gjashtë milion euro për një huazim 12 mujor me mundësinë për ta blerë, tashmë të aktivizuar, për një shifër tjetër prej 40 milionë eurosh në korrik 2018.

Djajtë e Kuq kështu duhet të vihen pas objektiva tjera në sulm, ku janë lidhur me emra të ndryshëm.

Ylli i Paris Saint-Germain, Neymar dhe kroati i Interit, Ivan Perisic, por edhe Williani i Chelseat janë futbollistët tjerë që admirohet nga Mourinho dhe drejtuesit e Unitedit. /Telegrafi/