Man City – Man Utd, formacionet zyrtare të derbit lokal

E publikuar: 07/04/2018 18:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Manchester City dhe Manchester United kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në Ligën Premier.

Qytetarët janë nikoqir të Djajve të Kuq në ndeshjen e vlefshme për javën e 33-të në kampionatin anglez.

Skuadra e Pep Guardiolas vjen nga një humbje e thellë në Ligën e Kampionëve nga Liverpooli dhe dëshiron që të fitojë ndaj Unitedit pasi do ta siguronte titullin kampion në Ligën Premier dhe pastaj do fokusohej për ndeshjen kthyese ndaj Reds.

Në anën tjetër, skuadra e Jose Mourinhos është në formë të mirë në kampionat duke marr katër fitore radhazi dhe dëshiron të vazhdoj rezultatet pozitive në mënyrë që të sigurojë vendin e dytë në Ligën Premier.

Guardiola ka vendosur t’i bëjë disa ndryshime të vogla në formacionin zyrtar, ndërsa Mourinho paraqitet me 11-shen më të mirë.

Man CityEderson; Danilo, Kompany (C), Otamendi, Delph; Fernandinho, Gundogan, Bernardo; D.Silva, Sane, Sterling.

Man UtdDe Gea; Valencia, Smalling, Bailly, Young; Matic, Herrera, Pogba; Lingard, Lukaku, Alexis.

/Telegrafi/