Man City – Huddersfield, formacionet zyrtare – Hadergjonaj titullar, Guardiola me ndryshime

E publikuar: 19/08/2018 14:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Manchester City dhe Huddersfieldi kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në Ligën Premier.

Kamponi aktual anglez është nikoqir i Huddersfieldit në ndeshjen e vlefshme për javën e dytë të Ligës Premier, e cila zhvillohet nga 14:30 në Etihad.

Skuadra e Pep Guardiolas vjen në këtë ndeshjes pas fitores në udhëtim te Arsenali dhe dëshiron të vazhdoj me tri pikët e radhës.

Në anën tjetër, mysafirët kanë humbur ndeshjen e parë, por i dinë që edhe ky udhëtim është shumë i vështirë dhe do të ishin të kënaqur me një pikë.

Guardiola ka vendosur t’i bëjë disa ndryshime, ndërsa mysafirët kanë vendosur të luajnë me formacionet më të mira të mundshme, ku titullar është edhe Florent Hadergjonaj.

Man CityEderson; Mendy, Kompany (C), Stones, Laporte; Gundogan, Fernandinho Silva; Bernardo, Jesus, Aguero.

HuddersfieldHamer, Lowe, Schindler, Hadergjonaj, Stankovic, Kongolo, Smith, Sabiri , Pritchard, Billing, Mounie.

/Telegrafi/