Man City arrin marrëveshje me Leicesterin, Mahrez gjatë 48 orëve të ardhshme kryen testet mjekësore

E publikuar: 08/07/2018 18:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Manchester City ka arritur marrëveshje me Leicester Cityn për transferimin e yllit algjerian, Riyad Mahrez, i cili pritet të arrij në Etihad brenda 48 orëve të ardhshme për të kryer testet mjekësore.

Qytetarët dhe trajneri i tyre Pep Guardiola janë admirues afatgjatë të algjerianit Riyad Mahrez.

Drejtuesit dhe trajneri i kampionit aktual të Ligës Premier nuk kanë lënë asnjë sekret pasi kanë tentuar disa herë ta transferojnë në Etihad.

Megjithatë, sipas Daily Mail, tani saga e transferimit të tij te City po vjen tek fundi dhe lojtari shpejt mund të zyrtarizohet.

Mahrez ishte afër Cityt edhe gjatë janarit (Getty Images)

Ky medium raporton se anësori i Leicesterit është afër një lëvizje prej 60 milionë funtesh apo rreth 68 milionë euro të gjigantët e Ligës Premier.

Bisedimet thuhet se kanë përfunduar dhe Mahrez është vendosur të bëjë testet mjekësore në 48 orët e ardhshme.

Kampionët u përpoqën të nënshkruajnë me Mahrez edhe në janar, por Leicester donte të fitonte afër 100 milionë funte atëherë dhe transferimi dështoi.

Mahrez në sezonin e fundit me Dhelprat kishte shënuar 12 gola dhe ka bërë 10 asistime në 34 ndeshje. /Telegrafi/