Man City 2-3 Man Utd, notat e lojtarëve

E publikuar: 07/04/2018 21:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Manchester United ka fituar me rikthim në ndeshjen derbi të tyre në udhëtim te Manchester City, të cilët i mposhtën me rezultat 2-3.

Derbi i zjarrtë lokal në mes të dy skuadrave të Mançesterit ka përfunduar me fitoren e skuadrës së Jose Mourinhos, e cila ka shtyrë festën e titullit të asaj të Pep Guardiolas për një ndeshje tjetër.

Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Vincent Kompany (25′) dhe Ilkay Gundogan (30′) për Qytetarët, ndërsa për Djajtë e Kuq shënuan Paul Pogba (53′, 55′) dhe Chris Smalling (69′).

Lojtari më i vlerësuar i kësaj ndeshje derbi ishte pikërisht mesfushori francez Pogba, i cili pas dy golave të shënuara u vlerësua me notë 8.6.

Pogba riktheu gjithçka me dy gola të shpejtë (Getty Images)

Në anën tjetër, nota më e ulët në këtë ndeshje shkoi për portierin e vendasve, Ederson, i cili u vlerësua me notë 5.8. /Telegrafi/

Man City:

Te City dështuan edhe Danilo dhe Otamendi

Man Utd: 

Te Unitedi shkëlqeu edhe Sanchez