Mamaja tha se e gjeti lakuriq dhe të përdhunuar, policia: Ja çfarë i ka ndodhur 23-vjeçares (FOTO)

E publikuar: 03/09/2016 10:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mamaja e Desara Çonikut deklaroi për mediat se vajzën e saj 23-vjeçare e gjeti lakuriq, të përdhunuar dhe të çmendur në shtëpinë e ish-punëdhënësit të saj. Në lidhje me këtë rast ka dhënë versionin e saj zyrtar edhe policia, e cila ka rënë ndesh dhe ka hedhur poshtë deklaratën e mamasë së 23-vjeçares.
Sipas policisë së Durrësit, më 22 gusht rreth orës 22:00 është paraqitur nga familjarët e saj në Urgjencën e Spitalit Rajonal Durrës, në gjendje të rënduar shëndetësore dhe e papërqendruar (në dukje me probleme të shëndetit mendor) Desara Çoniku.

Policia ka marrë deklaratat e mamasë së Desarës, Nevruze Qonikut dhe shoqeve të saj, P.V., dhe A.Xh., të cilat pohojnë se kishin dijeni për punësimin e shoqes së tyre në banesën e I.P., si “Babysiter” dhe gjendjen jo të mirë shëndetësore të saj nga data 20 deri në 23 gusht.

Gjithashtu është marrë deklarata e punëdhënësit I.P,. dhe ish- bashkëjetueses së këtij të fundit. Policia e Durrësit sqaron se ka vijuar më tej hetimet në kryerjen e ekzaminimeve të mëtejshme shëndetësore mbi mundësinë e ushtrimit të dhunës fizike apo seksuale ndaj të resë.

Në këtë drejtim thuhet se Desara ka qenë e shoqëruar nga familjarët dhe punonjëse policie të seksit femër gjatë gjithë procesit të kryerjes së veprimeve hetimore. Në përfundim të hetimeve në dijeni dhe asistencë me Prokurorin e gatshëm, me aktin e dëshmisë që mban datën 24 gusht, eksperti mjeko- ligjor konfirmon se ndaj Desara Çonikut nuk është ushtruar dhunë fizike apo seksuale, por ajo paraqet çrregullime të shëndetit mendor.

Kësisoj, sipas policisë, mjekët kanë vendosur që Desara Çoniku duhet të dërgohet për tu kuruar në Spitalin Psikiatrik Elbasan. Lidhur me këtë rast materialet i kaluan Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme.

desara2

desara1

http://shqiperiaime.al/