Mamaja me katër fëmijët e saj detyrohet të jetojë në një dhomë të ngushtë, është në pritje të një shtëpie sociale (Foto)

E publikuar: 09/11/2017 12:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një nënë e re dhe katër fëmijët e saj – duke përfshirë edhe trinjakët – po detyrohen të ndajnë një dhomë të ngushtë, sepse për ta ende nuk ka një shtëpi sociale.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për Toni Bell nga Skocia e cila ka mbetur pa asnjë mundësi tjetër, përveçse për të qëndruar me gjithë familjen e saj në dhomën e lirë të mamasë së saj.

Siç thuhet më tej, 24-vjeçarja është në listën e pritjes për një shtëpi të sociale, por në ndërkohë ka për të detyruar trinjakët e saj të flenë në dysheme derisa ndan një shtrat me vajzën e saj më të madhe.

Mamaja e re kalon ditët e saj duke u kujdesur për nevojat e katër fëmijëve të saj dhe tha se ishte pothuajse e pamundur të largohej nga shtëpia – një situatë që dëshiron të ndryshojë. /Telegrafi/