Maltë 0-1 Kosovë: Statistikat e pjesës së parë, dominon Kosova

E publikuar: 17/11/2018 19:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ka përfunduar pjesa e parë mes Përfaqësueses së Kosovës dhe Maltës me rezultat 0-1.

Dardanët ishin dukshëm më të mirë, ndërsa vendasit ishin me fat që në 45 minuat e parë pranuan vetëm një gol.

Kosova kishte raste për gol, por edhe topin e mbajti më shumë, më poshtë keni statistika e detajuara nga pjesa e parë:

Gjuajtjet në portë: 0 – 2

Gjuajtjet jashtë portës: 2 – 5

Kornerët: 2 – 2

Pozicionet jashtë loje: 0 – 0

Posedimi i topit: 44 % – 56 %

Pasimet: 126 – 186

Pasimet e kompletuara: 93 – 151

Kartonët e verdhë: 1 – 0

Ndërhyrjet e palejuara: 9 – 5

Ndeshja është e vlefshme për Grupin 3 të Ligës D. /Telegrafi/