Maloku: Kosova rrezikohet nga sulmet terroriste

31.03.2017 14:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Maloku: Kosova rrezikohet nga sulmet terroriste

Lufta e ashpër që po vazhdon të zhvillohet në Siri po bën që xhihadistët të pësojnë humbje të mëdha dhe të inatosë më shumë terroristët që të shpërthejnë botën nga akte fatale terroriste.

Nga kjo, luftëtarët e të ashtuquajturit “Shteti Islamik” po kthehen në vendet nga kanë shkuar, nga kjo del se Kosova është një prej vendeve që ka pjesëmarrës aktivë në Siri, ndonëse jo pak, pra vendi tani rrezikohet nga kthimi i tyre në atdhe.

Naim Maloku, njohës i çështjeve të sigurisë i tha Lajmi.net, se Kosova rrezikohet nga sulmet terroriste, nëse vullnetarët kthehen në vend dhe nuk arrestohen.

“Po, normalisht që Kosova rrezikohet nga sulmet terroriste, nëse ata vullnetar që kanë shku në Siri, do të kthehen në Kosovë dhe nuk arrestohet apo nuk vihen para drejtësisë”, u shpreh Maloku.

Sipas tij, organet e sigurisë duhet të jenë vigjilente për ndonjë rrezik potencial.

“Kosova tashmë ka të miratuar ligjin që e dënon pjesëmarrjen e qytetarët e Kosovës në lufta jashtë vendit, pra, në qoftë se ka të tillë që kthehen edhe organet e sigurisë nuk janë vigjilente më i vënë para drejtësisë, atëherë ekziston rreziku potencial që të ketë akte terroriste”, deklaroi Maloku.

Më tutje, Maloku tha se nuk dihet nëse aktet bëhen me vetëdijen e luftëtarëve apo ata urdhërohen nga eprorët.

“Ne nuk e dimë nëse aktet terroriste nga luftëtarët që kanë shkuar atje nga e gjithë bota, bëhen nga dëshira e tyre, apo dërgohen me urdhër të kryejnë akte terroriste nga vendet të cilat ju takojnë”, tha ai.

Krejt në fund, Maloku e ripërsërit se organet e sigurisë dhe AKI duhet të tregohen vigjilente në lidhje me sigurinë në vend.

“Prandaj, nuk e dimë pa i trajtuar organet e sigurisë dhe gjyqësisë njerëz të tillë, por edhe AKI duhet të jetë vigjilente në atë aspekt”, potencoi ai.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Lista e votuesve, e papërditësuar dhe me shumë pikëpyetje

Lista e votuesve, e papërditësuar dhe me shumë pikëpyetje

BE-ja i reagon Vuçiqit për Reçakun: S’mund të mohohet ajo që ka ndodhur në Kosovë gjatë 1999-ës

BE-ja i reagon Vuçiqit për Reçakun: S’mund të mohohet ajo që ka ndodhur në Kosovë gjatë 1999-ës

Behgjet Pacolli sjell dhëndrin e Trumpit në Kosovë

Behgjet Pacolli sjell dhëndrin e Trumpit në Kosovë

Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë për krime lufte ndaj ish-policit serb

Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë për krime lufte ndaj ish-policit serb

Policia kërkon ndihmë për arrestimin e këtij personi

Policia kërkon ndihmë për arrestimin e këtij personi

35 familje në Gjilan përfitojnë nga një lopë qumështore

35 familje në Gjilan përfitojnë nga një lopë qumështore

Thaçi në Berlin i kërkon Vetëvendosjes ta formojë Qeverinë

Thaçi në Berlin i kërkon Vetëvendosjes ta formojë Qeverinë

Shpenzimeve e Qeverisë për tre muaj mbi 500 milionë euro

Shpenzimeve e Qeverisë për tre muaj mbi 500 milionë euro

Aktakuzë kundër dy shtetasve të Shqipërisë për kontrabandim me migrantë

Aktakuzë kundër dy shtetasve të Shqipërisë për kontrabandim me migrantë

Korab Sejdiu: VV e LDK-ja nuk  meritojnë spektakle dhe fyerje publike të ndërsjellta të nivelit adoleshent, mbi 400 mijë persona besuan

Korab Sejdiu: VV e LDK-ja nuk meritojnë spektakle dhe fyerje publike të ndërsjellta të nivelit adoleshent, mbi 400 mijë persona besuan

NATO ultimatum Prishtinës dhe Beogradit: Po e pengoni ekonominë dhe politikën, zgjidheni problemin

NATO ultimatum Prishtinës dhe Beogradit: Po e pengoni ekonominë dhe politikën, zgjidheni problemin

Rrëzikshmëri e lartë në kryeqytet, ajri sërish ndotet në përmasa të mëdha

Rrëzikshmëri e lartë në kryeqytet, ajri sërish ndotet në përmasa të mëdha

“Pallatet e shkërmoqura s’kishin grimcë llaçi”/ Koçi rrëfen detajet rrënqethëse të Thumanës, ja kush i vrau viktimat

“Pallatet e shkërmoqura s’kishin grimcë llaçi”/ Koçi rrëfen detajet rrënqethëse të Thumanës, ja kush i vrau viktimat

Gjykata Speciale do ta tregojë vlerën e saj në muajt në vazhdim ka thënë Kosnett

Gjykata Speciale do ta tregojë vlerën e saj në muajt në vazhdim ka thënë Kosnett

Murati: Tani ka më shumë kërkesa nga LDK

Murati: Tani ka më shumë kërkesa nga LDK

Kryesimi i OSBE/ Takimi i Ramës në Bratislavë nis çuditshëm (video)

Kryesimi i OSBE/ Takimi i Ramës në Bratislavë nis çuditshëm (video)