Maloku: Është e turpshme të refuzohet Gjykata

E publikuar: 27/03/2015 14:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputetja e LDK-së, Doruntina Maloku në fjalën e saj ndaj seancës së diskutimit të krijimit të Gjykatës Speciale ka thënë se është e turpshme refuzimi i krijimit të Gjykatës.

Ndër të tjera Maloku ka thënë së sistemi i drejtësisë në Kosovës është i dështuar tërësisht andaj krijimi i një gjykate speciale sipas saj është i domosdoshëm.

”Të gjithë e dimë se themelimi i Gjykatës Speciale vjen si pasojë e dështimit të drejtësisë dhe përgjegjësit janë ata të cilët kanë pasur pushtetin deri më tani.

Prandaj sistemi i drejtësisë është larg të bërit drejtësi. Lufta e UÇK-së nuk mundë të njolloset nga individ dhe kjo luftë ka qenë për një shtet ligjor. Është e turpshme të refuzohet kjo Gjykatë” ka thënë Maloku.