Malmo fiton sërish ndaj Dritës

E publikuar: 18/07/2018 06:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Malmo e ka fituar edhe ndeshjen kthyese kundër Dritës në kuadër të raundit të parë kualifikues të Ligës së Kampionëve.

Kampioni i Suedisë fitoi me rezultat 2-0 para tifozëve të vet në Swedbank Stadion.

Asnjëra nga skuadrat nuk e gjeti rrjetën në gjysmën e parë dhe kjo pjesëlojë u mbyll pa gola.

Mirëpo, në pjesën e dytë, nikoqirët arritën të shënojnë dy gola të shpejtë për ta fituar ndeshjen.

Carlos Strandberg (55’) dhe Eric Larsson (60’) ishin golashënuesit e Malmos.

Kujtojmë që suedezët e fituan edhe ndeshjen e parë të zhvilluar në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë.

Në atë takim, Malmo i shënoi tre gola, kështu që kualifikohet tutje me rezultat të përgjithshëm prej 5-0.

Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, Drita do të luajë në raundin e dytë kualifikues të Europa League. /Telegrafi/