Malishevë, nesër bëhet dezinfektimi i rriqrave

E publikuar: 18/05/2015 12:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt të së hënës, të Këshillit të Drejtorëve, me ç’rast u bë e ditur, se nesër, varësisht prej kushteve atmosferike, pritet të filloj edhe fushata e dezinfektimit kundër rriqrave.

“Në këtë fazë, do të bëhet spërkatje selektive, e zonave endemike, dhe kjo bëhet në kuadër të zbatimit të strategjisë për luftimin dhe parandalimin e etheve hemorragjike krime kongo (EHKK)”, thuhet në një komunikatë të lëshuar për media.

Sipas drejtorive përkatëse, të angazhuara në luftimin e EHKK-së, u bë e ditur se, se përgatitjet janë bërë dhe kompania e përcaktuar nga Ministria e Bujqësisë, pritet që të martën të startoj me spërkatjen selektive të zonave endemike, kundër rriqrave, si masë parandaluese për mbrojtje nga prekja e virusit të EHKK.

Sipas komunikatës, edhe drejtoria e bujqësisë, ka bërë të ditur se edhe faza e dytë e repelimit të kafshëve po ecën mirë dhe nuk ka probleme. Repelimi kafshëve, bëhet në kuadër të luftimit dhe parandalimit të EHKK.

“Nga raportimet e drejtorive tjera, u bë e ditur se sot, do të filloj asfaltimi i një rruge në fshatin Shkarashnik, ndërsa janë sanuar dëmtimet e rrugës në fshatin Gurbardh. Po ashtu u bë e ditur se është duke u rregulluar edhe kanalizimi i ujërave atmosferik në qytetin Malishevës, ku shumica e defekteve janë evituar dhe ky sistem tashmë është funksional”, vazhdon komunikata.

Në mbledhjen e sotme, u diskutua për përgatitjet për shënimin e 16 Qershorit- Ditës së Çlirimit dhe Ditës së Dëshmorëve të Komunës së Malishevës./Indeksonline/