Malisheva sot pa asnjë rast të ri me Covid-19

E publikuar: 18/07/2020 17:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Të gjitha analizat e testeve për COVID-19 nga Komuna e Malishevës, kanë rezultuar negative dhe nuk ka asnjë rast të ri të prekur.

Kjo është konfirmuar në komunikimin zyrtar të IKSHPK-ës me Komunën e Malishevës. Numri i personave aktiv me COVID-19 në Malishevës, është 12.

Rezultatet e sotme, në emër të shtabit komunal për menaxhimin e situatës me COVID-19, i ka konfirmuar nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, i cili është komunikim të vazhdueshëm me IKSHPK dhe Qendrat Spitalore në vend, duke e monitoruar situatën me COVID-19 në Komunën e Malishevës.

Sipas Berishës, gjendja në Komunën e Malishevës, është stabile dhe nën kontroll, ndërsa shtabi komunal është në monitorim të vazhdueshëm të situatës, si dhe duke ofruar mbështetjen e plotë për të gjithë ata që në një formë apo tjetër, janë të prekur nga pandemia, si në rastet e prekura, ashtu edhe në rastet tjera.

“Në emër të shtabit emergjent komunal për menaxhimin e situatës me COVID-19 në Komunën e Malishevës, kërkojmë nga të gjithë qytetarët e Komunës së Malishevës, që të vazhdojnë të respektojnë masat mbrojtëse në raport me pandeminë COVID-19, të mbani maska mbrojtëse, të mbani distancën, të pastroni duart dhe në maksimum të mos frekuentoni vendet me grumbuj të njerëzve, pasi kjo është arma dhe mënyra e vetme e mbrojtjes nga kjo pandemi”, ka thënë Berisha./kp/